Wednesday, October 20, 2010

Nje kenge e vjeter por shume e mire

kenga ka qene nje hit veror shume i degjuar para disa vieteve
Nga Las ketchup me titull "Ketchup song"
kenga eshte ne gjuhen spanjolle dhe karakterizohet m enje lloj te vecant te levizjes ne refren

Angelina Jolie


Angelina Jolie

Angelina Jolie lindi ne 4.VI.1975.eshte aktore amerikane,modele e njohur si dhe ambasadore e bamiresise ne UN Reffuge Agency.gjithashtu eshte e njohur edhe nga mediat si famra me e bukur ne bote.ajo ka fituar tre cmime Golden Globe.dy cmime Screen Actors Guild dhe nje cmim Akademik.Babai e saj eshte aktor dhe jolie nga deshira e madhe per kinematografine vendosi qe te hyje edhe ajo ne kete rruge.rolin e pare e ka pasur ne filmin per te vegjel Hackers(1995).ne pjesmarjen e saj ne filmat biografik ajo fitoi cmimin Best supporting acctres per interpretimin e saj ne filmin Girl,Interrupted.pat edhe fame internacionale nga video lojrat ku paraqitej si heroina LARA CROFT-TOMB RAIDER dhe qe atehere ajo eshte bere njera nga aktoret me te mira ne Hollywood.Buje me te madhe beri ne viti 2005 me filmin”Mr & Mrs Smith”me Brad Pitt.eshte e divorcuar dy here dhe tani jeton me Brad Pitt dhe kane dy femije te adaptuar Madoxx dhe Zahara dhe nje femije biologjik Shiloh.ajo eshte njera nder aktoret me bamirese dhe me te famshme ne bote. 


Tuesday, October 19, 2010

Interneti


Interneti është rrjet (ang.:network , lexo:netuork) me mundësi për kyçje publike të rrjeteve të ndërlidhura kompjuterike, që transmetojnë të dhëna (ang.:data) të caktuara duke përdorur Internet protokollin (IP) standard. Me fjalë të tjera, interneti është rrjet i rrjeteve që përmbanë miliona pjesëza të vogla rrjetesh rajonale, akademike, të biznesit e qeveritare, të cilat në vete përmbajnë informata dhe shërbime të ndryshme, siç janë posta elektronike, format e kontaktit, transferuesit e skedave dhe dokumentet e tjera nga e gjithë bota.
Rrjete informative
LAN(Local Area Network)
Eshte sistem i rrjetes kompjuterike ne te cilen kyqen/lidhen kompjuteret dhe pajisjet periferike te nje zyre ose kompanie.Pajisjet gjenden ne nje distance te vogel fizike.Kjo lidhje behet me qellim te shfrytezimit te perbashket te resurseve,pra ndarjes se tyre (p.sh nje printer perdoret prej disa shfrytezuesve)


WAN(Wide Area Network)
Kur Kompjuteret qe gjenden ne distanca te medha janë të lidhur mes vete permes rrjetes kompjuterike ateher kemi te bejme me WAN.Shembull mund te jete nje kompani qe zyrat i ka ne dy qytete te largeta dhe shfrytezuesit kane mundesi qe te bejne shkembimin e informatave nga te dy zyrat.
Client/Server
Nje arkitekture e rrjetit ne te cilin cdo kompjuter ne rrjet eshte ose klient ose server.Serveret jane kompjuter te fuqishem te dedikuar per menaxhimin e disqeve,shtypseve ose trafikun ne rrjet.Serveret sigurojne te dhenat per te gjithe kompjuteret qe jane brenda rrjetit.Klientet ne anen tjeter jane kompjuter personale(PC),ne te cilet shfrytezuesit i perdorin programet aplikative.Klientet lidhen ne serverë me qellim te shfrytezuesit te resurseve siq jane fajllat dhe pajisjet e gjithashtu edhe per fuqi procesuese.

Puna e kompjutereve te lidhur ne grup (Workgroup)
Disa kompjuter te lidhur ne rrjet paraqesin nje grup punues.Ne kete rast shfrytezuesit mund te bejne ndarjen e shtypesit,modemit,skanerit,por edhe të informatave te tyre neper kompjuter.Shfrytezuesit mund t'u japin qasje shfrytezuesve te tjere ne resurset e tyre.Workgroup i ka edhe te metat e veta,pasi qe ne rast te kyqjes se me shume shfrytezuesve ne nje kompjuter,ai do te ngadalsohet shume,pastaj siguria eshte me e vogel dhe ne rast se gabohet ne dhenien e te drejtave,mund te vjen edhe deri te keqperdorimet e ndryshme.

Interneti
Ç'është Interneti dhe si mund të shfrytëzohet?
Interneti eshte definicion i një rrjeti global qe p[erbhet nga shume rrjeta te lidhura ne mes vete.Qeshtja unike e Internetit eshte se mund te keni qasje ne aq shume informata nepermjet tij.Sipas nevojes ju mund te kerkoni dhe te gjeni lloj-lloj informatash per tema te ndryshme,t'i ruani ato ose edhe t'i shtypni.Sherbimet kryesore te Internetit janë: WWW,FTP,E-mail,Chat,E-Commerce.

Dallimi në mes World Wide Web (WWW) dhe Internet-it
Interneti eshte rrjet masiv qe perbehet nga rrjetet tjera,pra nje infrastrukture e rrjeteve kompjuterike.Ai lidh miliona kompjuter nga gjithe globi duke formuar nje rrjet te tille ku secili kompjuter mund te komunikoje me kompjuterin tjeter kudo ne bote,me kusht qe te dy jane te lidhur ne internet. Informatat qe udhetojne permes internetit shfrytezojne llojllojshmeri gjuesh te njohura si protokolle.Ne anen tjeter World Wide Web eshte nje menyre per t'iu qasur informatave permes mediumit te internetit.Eshte pra një model qe ndertohen mbi internetin dhe qe perdor protokollin e tij HTTP per transmetimin e shenimeve.Web-i eshte vetem nje prej menyrave qe informacionet mund te shfrytezohen permes internetit.

Rruga e krijimit të internetit

 Rrjeti ARPA

Zanafilla e idesë për ndërtimin e rrjetit, që për ne është i njohur me emrin "internet" rrjedhë nga koha e luftës së ftohtë në vitet ´60. Si iniciatorë të një rrjeti të tillë janë qarqet ushtarake të ShBA-ve, të cilat sot nga disa prezantues në internet kritikohen për mbajtjen sekrete të internetit.
Që në fillim të viteve ´60, ushtarakët amerikanë mendonin se si t'i mbronin informatat e mbledhura edhe në rast të ndonjë sulmi atomik nga kundërshtarët. Si zgjidhje më e mirë e këtij problemi shihej një rrjet elektronik. Me këtë rrjet duhej që të dhënat e njëjta të regjistroheshin dhe të shpërndaheshin në kompiuterë që gjendeshin në largësi. Në rast ndryshimi apo futjes së të dhënave të reja, duhej që ndryshimet të bëheshin në të gjithë kompiuterët e lidhur në atë rrjet. Secili nga kompiuterët e lidhur duhej të komunikonte në disa lidhje me kompjuterët tjerë. Vetëm në këtë mënyrë ishte e mundur vazhdimësia e komunikimit në rast të shkatërrimit të ndonjërit nga kompjuterët, ose këputjes së ndonjë lidhjeje. Sidoqoftë, në vitin 1964 Forcat Ajrore të ShBA-ve angazhojnë firmën RAND Corporation për ndërtimin e projektit të quajtur "Rrjeti i decentralizuar". Kjo firmë nuk u angazhua për atë që ne sot e njohim si paraardhës të internetit. Për shkak të shumë vështirësive, ky projekt nuk u realizua, kurse vetë ideja për një "rrjet të decentralizuar" ,ku bartja e të dhënave do të bëhej në formë paketash, mbeti në kokat zhvilluese.
Qendra shkencore Advance Research Projects Agency (ARPA), që nga viti 1958 shërbente për zhvillimin shkencorë për ushtrin amerikane, vendosi që më 1966 të ndërlidhë rrjetin me llogaritësin ARPA. Me këtë rast ideja për "rrjetin e decentralizuar" u zhvillua edhe më tej dhe mori një formë paksa më të kuptueshme. Në vitin 1969 në rrjetin ARPA-Net ishin të lidhur katër llogaritës. Tre vite më vonë në ARPA-Net ishin të lidhur 40-të llogaritës. Duhet theksuar se edhe në këtë kohë ARPA-Net ishte një rrjetë i mbyllur. Nga ky rrjetë i mbyllur ARPA-Net do të ndërtohej më vonë rrjeti i internetit.

 Te arriturat shkencore

Ideja për lidhjen e llogaritësve në një rrjetë, ishte interesante jo vetëm për qarqet ushtarake por edhe për ato shkencore. Në të vërtet për shkencëtarët nuk ishte shumë interesante mundësia e sinkronizimit të të dhënave ndër kompiuter, porse vetë bartja dhe shkarkimi i të dhënave nga një kompiuter në tjetrin. Pasi që ARPA-Net kishte një aftësi për t´u hapur nuk ishte problem për të zgjeruar edhe në fushat tjera. Më ndihmën e këtij rrjeti shkencëtarëve, që në vitet e `70 ju epej mundësia e shkarkimit të informatat nga institutet e lidhura në ARPA-Net .
Numri i llogaritësve të lidhur në këtë rrjetë rritej dita-ditës, llogaritësit e lidhur kishin sisteme të ndryshme operative. Llogaritës të fabrikantëve të ndryshme, unix e më vonë edhe kompiuterët personale filluan të lidhen në këtë rrjetë. Disa nga këta llogaritës kishin lidhje të drejtpërdrejtë ndërsa të tjerët lidheshin me ndihmën e telefonit dhe të modemit. Me këtë paraqitet nevoja e një protokollimi të ri të bartjes së të dhënave. Ky protokoll duhej të mos jetë i bazuar në sistemin operativ të kompiuterve të lidhur dhe shpejtësinë e bartjes së informatave. Si rezultat i kësaj nevoje lindi protokolli TCP/IP, më këtë u bë edhe i mundëshem bartja e informatave në rrjetin ARPA-Net në mënyrë të standardizuar për të gjithë llogaritësit e lidhur në këtë rrjetë.
Merita shkencore në ARPA-Net kanë edhe studentët, të cilët e zbuluan këtë rrjetë në mënyrën e vet. Dëshirë e tyre ishte një tablo informative ku bëhet këmbimi i informatave në mes tyre. Si rezultat i kësaj pune krijohet i ashtuquajturi "Usenet " (rrjeti i përdoruesve). Me këtë u vendosë edhe një gurë në ndërtimin e internetit.

 Rrjeti i rrjeteve

Nevoja e dallimi të botës shkencore dhe asaj ushtarake të lidhur në ARPA-Net, për shkak të sekreteve ushtarake solli që në fillim të viteve `80 nga ARPA-Net të ndahet rrjeti ushtarak Mil-Net, ndërsa ARPA-Net mbete në duar të shkencëtarëve. Në pjesën civile të këtij rrjeti në vitet ´80, bëhet katapultimi i numrit të kompiuterve të lidhur në të. Shkaktar i rritjes së numrit të lidhjeve, merret organizata amerikan National Science Foundation (NSF). Kjo organizatë arriti që të gjithë llogaritësit e qendrave të rëndësishme shkencore në ShBA të i lidhë në këtë rrjetë. Kështu me këtë lidhje u bë e mundshme që nga rrjete të vogla të kyçen në rrjetin e madh dhe nga ai në ndonjë rrjetë apo kompiuteri tjetër. Me këtë edhe u krijua "rrjeti i rrjeteve" për të cilin për një kohë të shkurtër merr dheun fjala "internet" . Me këtë edhe fjala ARPA-Net u largua nga kokat e njerëzve rreth viteve ´80.
Në të njëjtën kohë në Evropë ndiqeshin zhvillimet në këtë drejtim. Mirëpo ato ishin të bazuara në Normat ISO. Pasi që modeli amerikan TCP/IP nuk ishte normë e ISO-së ata edhe nuk e pranonin atë. Në vitin 1986 themelohet organizata RARE (Réseaux Associés pour la Recherche Européenne) me qëllim të koordinimit të iniciativave për krijimin e një sistemit të lidhjeve të kompiuterve në nivelin Evropian. RARE lancoi projektin evropian COSINE (Cooperation for an Open Systems Interconnection Networking in Europe ) për kete qellim.
Inciativa evropiane ju përkulë suksesit të TCP/IP-së në Amerikë dhe më në fund vendosen për të krijuar një rrjetë multi-protokollar që ndër të tjera e pranonte protokollin TCP/IP. Ky sistem i lidhjes u emërtua EuropaNet dhe në të u lidhen qendra të ndryshme shkencore të Evropës.
Tani më ekziston lidhja transatlantike e Evropës në Backbone të ShBA-së. Koordinimi i komunikimit në internet për zonën Evropiane ju besua organizatës RIPE (Réseaux IP Européens). Edhe në Evropë ekziston sistemi lidhja e rrjetit me nënrrjetet dhe quhet Ebone (Europëischer Internet-Backbone). Firmë e cila për shkak të bankrotit u desh të mbyllet në vitin 2002. Në kontinentet tjera ka iniciativa dhe zhvillime të ngjashme me ato të Evropës.
Sot kur ne themi "Internet", atëherë nënkuptojmë jo vetëm thjeshtë një rrjet, por sistemin, lidhjen e rrjeteve të ndryshme të vogla (organizatave, institucioneve etj.) në Backbone.

 Funksionimi i internetit

Të gjithë i keni dëgjuar fjalët URL dhe WWW. Por, ç’do të thonë këto fjalë? URL – Uniform Resource Locators s’është asgjë tjetër, por vetëm adresë e një faqeje në internet që përmban informacionin e shkëmbyer standard të shprehur me Http:// (HyperText Transfer Protocol), që ju e shkruani në çdo adresë që doni ta shihni ne Internet. Hypertext do të thotë një tekst i regjistruar në një forme elektronike me lidhje referative ndërmjet faqeve.
Kuptojeni Internetin si një qytet të madh që ka shume banesa, ca pallate, rruge, trafik, shtepi te bukura dhe te shpifura, reklama nepër rruge dhe matrapaz qe duan te te tundojn te vesh ne faqet e tyre dhe te shesin dicka, ka shtepi kurvash dhe reklama te felliqura, ka edhe xhami dhe kisha, teqe dhe sinagoga, tempuj budistesh dhe orgjish. Imagjinoni Tiranen me plehra, ndyresira dhe njerez te felliqur qe mezi presin te shkruajn llafe te poshtra nepër dhomat e bisedave (chatrooms), rruge me gropa (me keto ne Internet kuptohen lidhjet e cala te disa ISP-ve).Pra shkurt ka çdo gje te mire edhe te keqe por e rendesishme është te dish adresen njesoj sic duhet te dish adresen e shtepis qe te vesh. Pa adrese nuk vete gjekundi. Ndersa me te pyetur shkon ne Stamboll thote populli dhe me te pyetur ne Internet (d.m.th me search/kerkim) shkon edhe ne Hene pasi Stambolli ne Internet nuk është vetem se nje klikim ne www.instabul.com.tr larg.
Ç'është WWW (World Wide Web)? Është bota jonë virtuale, Rrjeti i Përgjithshem Botëror. Imagjinoni një rrjetë merimange gjigante që vazhdon të thurret edhe në momentet kur ti je duke lexuar këtë. Merimanga e ka trupin në ShBA, kurse këmbët gjithandej nëpër botë.
Mund te keni ndegjuar edhe për FTP (File Transfer Protocol), që është standardi i përçimit të skedarëve, kur programi skedar-përçues duhet të mbështsë dërgimin e skedarit në një server interneti.
ISP Internet Service Provider) është serveri që mban faqet dhe na bën të mundur lidhjen me internetin nga shtëpia.
Serveri është një komjuter që bën të mundur lidhjen me internetin. Pra, është vetëm një mbështetës që vetë është i lidhur me një server tjetër, kurse edhe ai tjetri vetë me një tjetër.
Hosteri (pritësi) është server që mban faqen tënde në internet dhe që bën të mundur që edhe të tjerët ta shohin atë. Kuptojeni atë si një dyqan me qera, për të cilin duhet t'i paguani qeradhënësit.
XHTML (extended HyperText Markup Language) dhe XML (eXtensible Markup Language) janë standarde të reja për krijimin e faqeve, versione të reja të HTML.
Intraneti është një rrjet privat kompjuterësh me hyrje të kufizuar vetëm për një organizatë, por që përdor të njëjtat rrugë dhe forma pune që ka edhe Interneti.
Prapashtesa .com në adresë do të thotë commercial dhe është për faqet me qëllime dhe përmbatje tregtare, .org do të thotë organization për organizata, .edu do të thotë education dhe është për universitete dhe shkolla et,.
Historia shqiptare dhe e gjuhës shqipe në internet
Historia shqiptare dhe gjuhës shqipe në internet është zhvilluar ngjajshëm me letërisinë e gjuhës shqipe të shkruar nëpër libra. Përderisa historia e shqiptarëve që kanë kontribur në rritjen dhe mbajtjen në jetë të rrjetit të internetit është e hershme, gjuha shqipe në internet filoi të depërtoj rreth viteve 1990. Amëzat e para të shkruara në gjuhën shqipe paraqiten rreth vitit 1992.[1]

Tuesday, October 5, 2010

luani sulmon njerzit



nje rastesi e madhe ka ndodhur ne nje nga kopshtet zoologjike.
nje gazetar duke intervistuar nje punonjes ne kopshtin zoologjik prane nje luani dhe duke i treguar per mirmbajtjen dhe kujdesin qe ia kushton kafsheve papritmas luani i sulet dhe e sulmon punonjesin ne krahe.
kjo ishte nje rastesi e pa ndodhur me pare.

Duhani dhe demet

DUHANI DHE DEMETDuhani gjatë djegies çliron 4 mijë lëndë, që nga nikotina dhe monoksidi i karbonit (si përgjegjës kryesor për vrasësin nga duhani dhe dëmtimet e aparatit kardiovaskular) dhe deri te katranet, substancat me përbërje benzopireni, kobalti radioaktiv, që janë ndër shkaktarët e kancerit të mushkërive. Në qoftë se d
o të bëjmë një listë të dëmeve që shkaktohen drejtpërdrejt nga duhani, ato që influencohen apo rëndohen prej tij, ajo do të jetë tepër e gjatë, por le të përqendrohemi mbi dëmet kryesore.
Duhani është përgjegjës për të ashtuquajturën "epidemi" të kancerit të mushkrive, sidomos në gjysmën e dytë të shekullit XX-të, duke çuar këtë kancer në numrin një të vdekshmërisë së kancerit te meshkujt. Te femrat kanceri i mushkërive nuk ka rol parësor në vdekshmërinë, por rreziku prej tij, është rritur çdo 10-vjeçar me rritjen e përdorimit të tij prej femrave.
Është vërtetuar se për çdo 20 cigare rreziku 15-fishohet. Kryesisht te pirësit e duhanit, mosha kur ky shfaq simptomat e kancerit është rreth 50-60 vjeçe dhe prej saj njeriu mund të përfundojë edhe në një ndërhyrje të mundshme kirurgjike. Por, siç e thamë edhe më sipër duhani shkakton një listë të gjatë dëmesh. I ashtuquajturi bronkit astmatik shpeshherë e ka pikënisjen nga duhani. Personat, që kur gdhihen në mëngjes, puna e parë që bëjnë fillojnë të kolliten dhe nxjerrin nga goja gëlbazë në sasia mesatare. Te personat që nuk pijnë duhan mushkëritë me anë të sistemit ciliar (qelizat me "qime"), vetë pastrohet gjatë gjithë ditës, gjë që duhanpirësit nuk munden ta bëjnë kur sistemi i tyre ciliar ka dalë jashtë funksionit dhe mushkerite
Organizmit, pas lënies së duhanit i duhet një periudhë prej 40 ditësh që të prodhojë sasinë e duhur të Acetil-Kolinës. Gjatë kësaj kohe ish-duhanpirësve i është stresuar, nevrikosen edhe nga zhurma më e vogël, kanë përgjumësi etj. Por, të gjitha këto vështirësi kalohen me pak vullnet dhe këmbëngulje. Pirja e duhanit i shkakton dëme edhe aparatit tretës. Kështu duhani jep rrezik të lartë për karcinomën e ezofagut. Kur kombinohet me pirjen e alkoolit ky rrezik shkon 150/1në raport me popullsinë jo-duhanpirëse. Duhani, duke kontribuar në vazokonstruksionin (ngushtimin) e enëve të gjakut të stomakut rrit përqindjen për ulcerin e stomakut, ndërkohë që rritet 2,7 herë rreziku për kancer-stomakun.



 Numerohen vetem disa nga arsyet me te rendesishme te te pirit te duhanit:
- per shkak te nervozitetit
-per shkak te relaksimit
-per shkak te vetmise
-per shkak te dietes
-per fitimin e vetebesimit
-per rritjen e kenaqesise
-per zbutjen e moskenaqesise
-nga shprehia
-si nje mjet per pagjumsi etj.
nuk janë në gjendje ta nxjerrin gëlbazën. Janë këta persona që sëmuren më shpesh nga infeksionet pulmonare.

Droga

Ceshte Droga?
DROGE- paraqet secila substance me prejardhje bimore dhe sintetike e cila e bartur ne organizem shkakton semundje te varshmerise ben ndryshimin e disponimit , perceptimit te vetedijes , aktivitetit mental dhe te gjendjes psiqike.
Ç’eshte narkotiku?
Narkotiku eshte person i varur nga droga ndersa narkomania eshte gjendje kronike ose periodike e helmimit me ndonje droge.

Llojet e Droges
Egzisojne lloje te ndryshme te drogave.Disa kane veprim depresiv e te tjerat veprim stimulativ.
Disa droga e stimulojne SNQ , e zmadhojne pragun e ngacmueshmerise se tij (amfitamina , kokaina , ekstazat) kurse heroina , morfiumi dhe sedativet e ngadalsojne punen e SNQ.


ALBANIAN SUMMER HIT 2010 Aurela Gaçe & Dr.Flori & Marsel Origjinale