DUHANI DHE DEMETDuhani gjatë djegies çliron 4 mijë lëndë, që nga nikotina dhe monoksidi i karbonit (si përgjegjës kryesor për vrasësin nga duhani dhe dëmtimet e aparatit kardiovaskular) dhe deri te katranet, substancat me përbërje benzopireni, kobalti radioaktiv, që janë ndër shkaktarët e kancerit të mushkërive. Në qoftë se d
o të bëjmë një listë të dëmeve që shkaktohen drejtpërdrejt nga duhani, ato që influencohen apo rëndohen prej tij, ajo do të jetë tepër e gjatë, por le të përqendrohemi mbi dëmet kryesore.
Duhani është përgjegjës për të ashtuquajturën "epidemi" të kancerit të mushkrive, sidomos në gjysmën e dytë të shekullit XX-të, duke çuar këtë kancer në numrin një të vdekshmërisë së kancerit te meshkujt. Te femrat kanceri i mushkërive nuk ka rol parësor në vdekshmërinë, por rreziku prej tij, është rritur çdo 10-vjeçar me rritjen e përdorimit të tij prej femrave.
Është vërtetuar se për çdo 20 cigare rreziku 15-fishohet. Kryesisht te pirësit e duhanit, mosha kur ky shfaq simptomat e kancerit është rreth 50-60 vjeçe dhe prej saj njeriu mund të përfundojë edhe në një ndërhyrje të mundshme kirurgjike. Por, siç e thamë edhe më sipër duhani shkakton një listë të gjatë dëmesh. I ashtuquajturi bronkit astmatik shpeshherë e ka pikënisjen nga duhani. Personat, që kur gdhihen në mëngjes, puna e parë që bëjnë fillojnë të kolliten dhe nxjerrin nga goja gëlbazë në sasia mesatare. Te personat që nuk pijnë duhan mushkëritë me anë të sistemit ciliar (qelizat me "qime"), vetë pastrohet gjatë gjithë ditës, gjë që duhanpirësit nuk munden ta bëjnë kur sistemi i tyre ciliar ka dalë jashtë funksionit dhe mushkerite
Organizmit, pas lënies së duhanit i duhet një periudhë prej 40 ditësh që të prodhojë sasinë e duhur të Acetil-Kolinës. Gjatë kësaj kohe ish-duhanpirësve i është stresuar, nevrikosen edhe nga zhurma më e vogël, kanë përgjumësi etj. Por, të gjitha këto vështirësi kalohen me pak vullnet dhe këmbëngulje. Pirja e duhanit i shkakton dëme edhe aparatit tretës. Kështu duhani jep rrezik të lartë për karcinomën e ezofagut. Kur kombinohet me pirjen e alkoolit ky rrezik shkon 150/1në raport me popullsinë jo-duhanpirëse. Duhani, duke kontribuar në vazokonstruksionin (ngushtimin) e enëve të gjakut të stomakut rrit përqindjen për ulcerin e stomakut, ndërkohë që rritet 2,7 herë rreziku për kancer-stomakun.
Numerohen vetem disa nga arsyet me te rendesishme te te pirit te duhanit:
- per shkak te nervozitetit
-per shkak te relaksimit
-per shkak te vetmise
-per shkak te dietes
-per fitimin e vetebesimit
-per rritjen e kenaqesise
-per zbutjen e moskenaqesise
-nga shprehia
-si nje mjet per pagjumsi etj.
nuk janë në gjendje ta nxjerrin gëlbazën. Janë këta persona që sëmuren më shpesh nga infeksionet pulmonare.
No comments:
Post a Comment